Zbulohet rasti që tronditi Maqedoninë, 45 vjeçari disa herë ka dhunuar një vajzë të re
Me datë 24.04.2024, në Stacionin Policor të Radovishit është raportuar se një 45 vjeçar banor i Radovishit ka kryer abuzim seksual në disa raste në periudhën janar-prill 2024 me një të mitur nga një fshat i Radovishit, transmeton Lideri.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, sipas udhëzimeve të të cilit po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftoi policia./Lideri