Një yll i ri po lind në Slloveni, Erduan Braimi nga Raveni shpallet kampion në boks të juniorëve
Gjatë fundjavës në Slloveni u zhvillua kampionati i këtij vendi, ku kampion u shpall një shqiptar edhe atë tek kategoria e juniorëve. Bëhet fjalë për boksierin 11 vjeçar Erduan Braimi me prejardhje nga fshati Raven i Gostivarit.
“Është 11 vjeçar dhe kampioni më i ri në Slloveni. Ushtron prej moshës 6 vjeçare dhe po ndjek hapat e xhaxhait i cili poashtu ishte boksier i dalluar në Slloveni, por fatkeqsisht ai ndërroi jetë pas një aksidenti me motor. Erduani mban edhe emrin e xhaxhait dhe po ndjek me sukses trajnimet e boksit në Kranj të Sllovenisë tek trajneri më i mirë në evropë Dusko Cavic. Për shkak të moshës së vogël që kishte nuk i lejoheshte të garonte, por tani që u bë 11 vjeç i lejohet pjesmarrja në ring, dhe në kampionatin e zhvilluar në fundjavë në dy ndeshje realizoi dy fitore, duke u shpallur kampion në kategorinë e juniorëve,
shkruan në njoftimin e dërguar në redaksinë e televizionit Globi, Ezan Braimi babai i Erduan Braimit.