Donacion i Republikës Çeke – inkubator për foshnjat në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza në Çair
Ambasadori çek Jaroslav Ludva së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Demiri dorëzuan zyrtarisht inkubator nga kompania çeke TSE České Budějovice. “Kjo pajisje nga TSE është edhe një konfirmim i lidhjeve miqësore mes dy vendeve tona.
Jam i sigurt se ky inkubator i teknologjisë së lartë do të rrisë më tej reputacionin e klinikës së Çairit dhe do të shpëtojë jetë të shumë foshnjave”, tha ambasadori çek Jaroslav Ludva. Financimi i projektit është siguruar nga Agjencia Çeke për Zhvillim së bashku me kompaninë maqedonase Promedika. “Promedika mbetet kompani e përkushtuar me përgjegjësi shoqërore në punën e saj duke marrë pjesë në donacionin e një inkubatori më të avancuar për nevojat e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair, Shkup. Besojmë se ky donacion do të thotë shumë për pacientët më të vegjël dhe më në vështirësi, për familjet e tyre dhe për të gjithë stafin që trajton këto foshnja”, tha Maja Nikolovska, drejtoreshë e Promedika.