Para ndërtesës së Qeverisë në Shkup disa aktivistë të sektorit civil kanë protestuar kundër gjenocidit serb në Kosovë, shkruan gazeta LAJM. Organizatori i protestave, Blerim Ahmedi, kërkoi nga Qeveria e Shkupit ta njeh dhe ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë, si dhe të disatancohet nga, siç tha, krimet ndaj shqiptarëve gjatë regjimit ish jugosllav.
“Gjenocidi i pandëshkuar serb ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, mbetet njolla e zezë e Evropës. Krimet serbe kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, janë krime krime kundër njerëzimit që nuk janë dënuar ende nga qeveritë e koalicionit në Maqedoninë Veriore. Ato mbajnë vulën e shovizimit serb me miratimin edhe të shumicës së popullit serb, të cilët e mbështetën dhe u solidarizuan me kryekriminelin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin dhe politikat e tij shfarrosëse. I bëjmë thirrje qeverisë së koalicionit të kryeministrit Zoran Zaev që ta njoh dhe dënojë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të distancohet nga krimet e ish regjimit komunist jugosllav ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që nga fillimi i regjimit e deri në shpërbërjen e tij në fillim të viteve të ’90-ta”, tha Blerim Ahmedi, organizator i protestës./Gazeta LAJM