Maqedoni

Zgjedhjet 2024, edhe partitë jashtëparlamentare në fushatë

Partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit.

“Dëshiroj të jap një apel deri tek ata që në zgjedhjet e kaluara u prezantuan si të gjelbër e sot si “Fronti Evropian”, më në fund dëshmuan se kanë dalë nga lëkura e qengjit dhe përsëri u kthyen në retorikën militante.”, – deklaroi kandidati për president, Maksim Dimitrievski.

“Votoni për Maksim Dimitrievskin dhe jepni fund fotografisë 30 vjeçare bardh e zi, ku personat e njëjtë bëjnë rotacion, ndërkohë populli vuan.”, – theksoi bartësi në njësinë e dytë, Lëvizja “E di”, Daniel Stojçevski.

“Historikisht Maqedonia e Veriut ka qenë një territor në të cilin kanë jetuar bashkë shumë etni. Nga këndvështrimi natyror dhe gjeografik, ajo paraqet sot një shtet shumetnik, por që juridikisht është anashkaluar kjo e drejtë natyrore.”, – u shpreh bartësja e listës në njësinë e 6-të, LQE, Gjyla Çeliku.

“I kam ftuar dhe i ftoj sërish qytetarët, votuesit të dalin masovisht së bashku me ne për të votuar për demokratët. Shpëtimi i vetëm për Maqedoninë janë demokratët, sepse ne jemi të ndershëm, e kaluara jonë është e pastër dhe shumë e pasur dhe pozitive.”, – deklaroi kryetari i Partisë “Demokratët”, Jorgo Ognenovski.

“Tani menjëherë t’i dënojmë në këto zgjedhje të gjithë përfaqësuesit e deritanishëm të pandërgjegjshëm, të pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm të pushtetit, për shkak të gjitha manipulimeve dhe tradhtive që janë kryer.”, – theksoi bartësja e listës në njësinë e parë, Partia e Punës, Ana Bobinkova Mijakovska.