Shqipëri

Lajm i mirë: Mira Murati bëhet zyrtarisht anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi është marrë këtë të hënë në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas propozimit të akademiku Anastas Angjeli dhe profesori Dhimitër Tole.

Mira Murati udhëheq punën e produkteve komerciale në ekipin e inxhinierëve të OpenAI, ku më i suksesshëm ka rezultuar ChatGPT. Puna e saj është vlerësuar për inovacionin dhe shndërrimin në lider në fushën e kërkimit të inteligjencës Artificiale.

Angjelin Preljocaj ka marrë gjithashtu statusin e akademikut të jashtëm

Emri i tij është propozuar nga Gjergj Prevazi dhe Ismail Kadare, prej mesit të viteve 1980 Preljocaj dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf.

Gëzim Alpion profesor në Universitetin e Birminghamit, ku vitet e fundit ka krijuar për një kurs të shqipes, Lulzim tafa dhe Lea Ypi po ashtu morën statudin e akademikut të jashtëm.

Ndërsa Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Buhaljoti emra me një kontribut të madh në fushën e tyre kanë marrë statusin e anëtarit në asamblenë akademinë e shkencave të Shqipërisë.