Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski: Nuk ka nevojë për kushtetutë të re
Anëtarësimi i vendit në NATO dhe fillimi i negocitave për anëtarësim në BE, janë dy sukseset më të mëdha pas pavarësisë, tha kandidati për president i koalicionit Për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski, në tubimin e mbrëmshëm në Butel të Shkupit. Pendarovski tha se me anëtarësimin e plotë të vendit në NATO është garantuar integriteti territorial dhe sovraniteti si dhe është siguruar siguria individuale e çdo qytetari. Përveç kësaj, ai vlerësoi se për momentin RMV nuk ka nevojë për Kushtetutë të re apo marrëveshje të reja, vetëm duhet të përfundohen obligimet e parashikuara në marrëveshjet e deritanishme dhe për katër ose pesë vite vendi të jetë plotësisht e integruar në familjen e madhe evropiane.
“Kemi bërë marrëveshje me fqiun tonë lindor dhe me Brukselin, me çka garantohet identiteti maqedonas dhe kemi filluar procesin që e kemi pritur që nga viti 2005. Dëshmuam se kemi vizion politik dhe guxim dhe nuk mendojmë për rejtingun personal, por kujdesëmi për gjenerat e ardhshme.”, tha kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Zgjedhjet parlamentare 2024, Kovaçevski: RMV-në do ta bëjmë pjesë të BE-së
Në të njëjtën vijë është edhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i cili tha se fokusi kryesor i koaliconit për “Ardhmëri Europiane” mbetet anëtarësimi i vendit në BE. Kovaçevski qytetarëve të Ohrit u tha se vendi nuk ka rrugëdalje tjetër, përveç integrimit, ky është opsioni i vetëm, i cili duhet ndjekur dhe mund ta sigurojë vetëm LSDM-në. Andaj Kovaçevski ftoi qytetarët që më 24 prill dhe më 8 maj pa kurrëfarë hamendje të votojnë LSDM-n dhe Pendarovskin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet realisht anëtarësimi në BE, të ndodh ndryshimi real dhe thelbësor për të pasur një jetë më të mirë për të gjithë.
“Nuk ndalemi derisa Maqedoninë ta bëjmë pjesë të Evropës, nuk ka dorëzim derisa ta sjellim Evropën në Maqedoni, nuk ka heqje dorë nga e ardhmja. Zgjedhja është e qartë – Maqedoni evropiane fitimtare.”, tha kryetari i LSDM – SË, Dimitar Kovaçevski.
Mitrevski: Ti sjellim vlerat evropiane në RMV
Në ndërkohë bartësi në njësinë e pestë zgjedhore Jovan Mitrevski prezantoi programin e koalicionit të LSDM-së në këtë njësi zgjedhore duke theksuar se për ta sjellur Europën në shtëpi, u nevojitet përkrahja e qytetarëve më 24 prill dhe 8 maj dhe mbështetja e BE-së.
“Bashkimi Europian na nevojitet për ti sjell më shpejtë vlerat europiane në vend, për ti rritur pensionet dhe pagat, për tu zhvilluar më më shpejtë në infrastruktur, për të zgjeruar sezonin turistik dhe për të zhvilluar turizmin rural dhe turistik gjatë gjithë vitit.”, tha bartësi i listës në nj.z. 5 nga LSDM, Jovan Mitrevski.
Kovaçevski premtoi poashtu rritje shtesë të pagave, pensioneve, shumë masa të tjera financiare dhe përfitime për pensionistët dhe të rinjtë, respektivisht premtoi 200 euro në muaj për çdo punësim të parë të një personi deri në 26 vjeç dhe subvencionim për blerjen e shtëpisë për të rinjtë deri në 29 vjeç. Pjesë e programit të LSDM-së janë grantet prej mijëra eurosh për hapjen e bizneseve, ushqim, transport dhe ekskursione falas për studentët dhe nxënësit u tha Kovaçevski qytetarëve, duke paralajmëruar edhe luftë më të ashpër kundër korrupsionit. Ai tha se ka përfunduar koha e keqpërdorimeve, pasurimit personal dhe padrejtësi sistemore. Njëherit ai paralamëroi se gjatë mandatit të ardhshëm qeveritare nëse merr mbështetjen e qytetarëve do të zbatohet vettingu i shumëpërfolur për gjykatësit, prokurorët dhe se do të hulumtohet e gjithë pasuria e fituar e funksionarëve që nga viti 1991 e deri më sot.
Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane“ i udhëhequr nga LSDM sot vazhdon me fushatën parlamentare me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, ku tubim zgjedhor është paraparë të mbahet në qytetin e Tetovës.
Kandidati i këtij koalicion Stevo Pendarovski, sonte vazhdon fushatën e tij presidenciale në Novo Sellë, Bosilovë, Vasilevë, Radovish dhe Strumicë, ku ai do ta prezantojë programin dhe ofertën e tij presienciale për pesë vitet e ardhshme, nëse arrinë të marr besimin e qytetarëve për mandatin e dytë. Poashtu nga ekipi i tij njoftojnë se Pendarovski do të ketë edhe bashkë bisedime me qytetarët e këtyre vendbanimeve ashtu siç ka ndodhur edhe në takimet tjera, në të cilat qytetarëve u është mundësuar të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejta nga Pendarovski. Një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit është hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve.