BallinaMaqedoni

Taravari: Diaspora, shtyllë e proceseve në vend

Karavani i koalicionit VLEN dhe kandidatit për president, Arben Taravarit ka arritur në Berlin, ku ka zhvilluar takime me diasporën shqiptare. Taravari, nga tubimi qendror theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën andaj kërkojnë sensibilizimin e tyre për ndryshimet politike.
“Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plotë njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”, tha Arben Taravari, Kandidat për President.