Maqedoni

3000 punonjës pa paga, protestë para Ministrisë së Kulturës

Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi 3000 punonjësve dhe akuzojnë se nuk do të marrin rritjen prej 12% që u takon sipas marrëveshjes kolektive.

Nga Sindikata e Kulturës thonë se ndonëse dje kanë pasur një takim me përfaqësues nga Ministria e Financave, aty nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe kanë paralajmëruar protesta të përditshme para Ministrisë së Kulturës deri në plotësimin e kërkesave të tyre./TV21