Maqedoni

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

Bojan Jovanovski – Boki 13, sot ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Penale për përsëritjen e procedurës për lëndën “Reket”.

Jovanovski tha se opinioni duhet të kuptojë se ku kanë përfunduar realisht paratë e Kamçevit nga ky rast. Ai pranoi se ka pasur kërcënime nga politikanët aktualë që janë në pushtet.
“Kam kërcënime, nuk është do si do për njerëzit që janë të përfshirë, ata janë politikanët aktualë dhe janë ata që mbajnë pushtetin. Unë kam pasur kërcënime indirekte dhe direkte dhe e kam raportuar me kohë. Lidhur me këtë kishte heshtje institucionale, kishte pasqyrë të përgjithshme që unë flas kryesisht pa argumente dhe flas vetëm aq sa duhet të flas, gjegjësisht që flas atë që është interesante për mediat. Gjithçka që kam thënë përpara kësaj Gjykate bazohej në fakte. Për vendin tonë nuk vlen shprehja e vjetër që para fakteve dhe perënditë heshtin. Nuk do të hesht deri në zbardhjen e plotë. Më e rëndësishmja është se “Reket” nuk është zbardhur, duhet zbardhur që opinioni të dijë se çfarë ka ndodhur”, tha Jovanovski.

Më pas ai iu drejtua Zoran Zaevit, për të cilin tha se ai e ka raportuar rastin, pasi që Kamçevi ka reaguar te i njëjti për këtë rast.

“Nga ato mesazhe kemi parë se Zoran Zaev e ka ditur për “Reket” dhe se ka qenë personi që ka paraqitur rastin dhe ka mbrojtur ligjin. Ai është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin. Ai ka qenë njeri nga pozita e pushtetit që ka pasur autoritet real që ka mundur dhe ka ndikuar në shumë procedura, ai është njeriu që ka ushtruar ndikim që t’i kthehet pasaporta Orce Kamçevit për rastin për të cilin jam dënuar”, tha Jovanovski.