Specializantët vazhdojnë me grevën, kërkesat adresohen të hënën para MSh-së
Vazhdon greva e specializantëve privatë. Ata shprehen të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për zgjidhjen e problemit për rritjen e pagave të tyre pas zgjedhjeve.
Në ditën e katërt të grevës së përgjithshme, specializantët potencuan presionet me të cilat përballen nga kolegët e tyre specialistë. Dr. Hristina Ilioska Ceslaroska, specialiste interne, tha se dëshiron t’i inkurajojë të gjithë kolegët specialistë privatë, që të mos i nënshtrohen presioneve dhe të rezistojnë në këtë luftë të tyre. Specializantët të hënën do të shprehin revoltën e tyre para Ministrisë së Shëndetësisë, nën moton “Pesë në dymbëdhjetë për shëndetësinë maqedonase”.
“Duke qenë se ministri padyshim nuk po na dëgjon dhe nuk e sheh që jemi në grevë, të hënën, në orën 5 në 12, para Ministrisë së Shëndetësisë do të mblidhemi sërish në protestë, me moton “Pesë në 12 për shëndetësinë maqedonase”. Me këtë duam t’i dërgojmë një mesazh të qartë Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbarë vendit, se nëse këtyre 400 praktikantëve privatë nuk iu realizohen kërkesat e tyre, jam i sigurt se gjysma e tyre tashmë i kanë valixhet në një cep në shtëpi, vetëm presin t’i paketojnë dhe të ikin.”, – theksoi specializantja private, Hristina Ilioska Ceslaroska.
Ndërkohë pacientët e anketuar thonë se kohëve të fundit, rrëmujë në qendrën Klinike ka pothuajse çdo ditë, dhe ata janë të detyruar të presin për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Kur ka rrëmujë pritet pak më shumë për kontrolle, unë jam diabetike dhe në këtë klinikë ka shumë pacientë.”, – tha një pacient.
“Po mjekohem në endokrinologji, kishte shumë rrëmujë. Ka mjek edhe infermiere, por sërish krijohet rrëmujë e madhe, ka shumë pacientë.”, – tha një pacient tjetër.
“Pritet shumë për të kryer kontroll. Pacientë ka shumë dhe pritet 15 apo 20 minuta për të kryer punë.”, – u shpreh një pacient.
Specializantët privatë gjatë grevës refuzojnë të kontrollojnë pacientët, ndërkohë kërkesa për ta përkrahur grevën e tyre kanë parashtruar deri te të gjitha katedrat.