Maqedoni

Doli nga shtypi monografia për figurat dhe bukuritë e Sllupçanit

LIBRI I RI

Të nderuar lexues, miq dhe bashkëvendas të mi, ju njoftoj me shumë kënaqësi se sot dolën nga shtypi ekzemplarët e parë të vëllimit të tretë të monografisë për Sllupçani i titulluar “Natyra dhe shoqëria e Sllupçanit”
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër bashkëpunuan me mua për këtë pjesë të monografisë e në veçanti recensentin e librit Prof. Dr. Sevdail Demirin dhe lektorin e librit Prof. Shkëlzen Zenunin. Po ashtu, thellësisht nga zemra e falënderoj Prof. Dr Florin Ramadanin për finansimin e 300 ekzemplarëve të këtij libri. Zoti ju shpërbleftë të gjithëve me të mirat e tij në të dy botrat.

Përshkrimi i librit

Monografi – pjesa e tretë
“Natyra dhe shoqëria e Sllupçant”
Autor: Fejzulla Arifi
Recensent: Sevdail Demiri
Lektor: Shkëlzen Zenuni
Faqje: 308
Tirazhi: 300 copë
Botues: Biblioteka ,, Halid efendi” – Sllupçan
Libri përbëhet prej dy kapitujve
Kapitulli i parë – Gjeografia dhe karakteristikat ekonomike të Sllupçanit
Kapitulli i dytë – Aktivitetet shoqërore; feja, arsimi, arti, kultura, dhe sporti
Libri përmban:
– toponime
– harta
– fotografi
– biografi
– statistika
– analiza, etj.

Ju dëshiroj lexim të këndshëm.