Maqedoni

Shkup, MPB-ja ka paraqitur kallëzim penal kundër një kryetari komune

SPB Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër K.D (49), kryetar i një Komune të Shkupit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” nga neni 353 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për kryetarin e Shuto Orizarit, Kurto Dudush, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2020 dhe 2024, i padituri ka vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencave të tij gjatë zbatimit të procedurës administrative dhe ka shkelur dispozitat ligjore në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve – neni 126. Në vitin 2020 dhe në vitin 2024 ka emëruar drejtorë të një kopshti persona që nuk ishin të punësuar në kopsht, pavarësisht se ligji thotë se emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të një kopshti duhet të bëhet nga punonjësit e kopshtit”, njoftojnë nga MPB.