Nuk kanë 10 votues për organizimin e votimit – KKZ Shtip anuloi tre vendvotime
Në Komunën e Shtipit janë shfuqizuar edhe tre vendvotime, sepse nuk e plotësojnë kushtin për 10 votues sa nevojiten për organizimin e votimit. Këto janë qendrat e votimit në fshatrat Sofilari, Brest dhe Goraçino. Këta persona do të mund të votojnë në vendbanimet më të afërta, ifnormon PRESSonline.al
Në këtë komunë deri më tani janë regjistruar edhe 100 persona për të votuar në shtëpi. Komisioni Komunal Zgjedhor do të punojë deri në mesnatën e sotme, kur skadon afati për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në shtëpi. Ata do të votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra më 23 prill për zgjedhjet presidenciale dhe më 7 maj për zgjedhjet parlamentare.(PRESSonline.al)