Përgënjeshtrim i shtabit të Frontit Evropian
Në debatin e së hënës në TV21, mbështetësi i VLEN Krenar Osmani doli me një shpifje të kulluar:
”Autobusi me të cilin del Bujar Osmani në kampanjë është i Durmotursit, akoma t’pa dënum për katastrofën që ndodhi. Fatkeqësisht e them! Me atë autobus dhjetra mijë shqiptarë kanë dalë jashtë, kanë shku n’Europë. Si ndihet ai stafi i Bujar Osmanit që me të njëjtin mjet që e kanë marrë nga aty, me të njetin mjet shpërngulen shqiptarët nga trojet e veta. Edhe asgjë nga këto nuk ju pengon gazetarëve, analistëve”- tha K.Osmani.
Shtabi i z. Osmani e përgënjeshtron kategorikisht këtë shpifje dhe pohimet e “këshilltarit” të ish-ministrit të Shëndetësisë.
Njoftojmë publikun se autobusi i “Presidentit Europian” është në pronësi të ndërmarrjes transportuese “Hak Bus” – nga Tetova. Rrena i ka këmbët e shkurtra! Lusim TV21 që, konform ligjit, ta publikojë përgënjeshtrimin tonë. Shtabi i Frontit Europian.