BallinaMaqedoni

Shkupjani sa nuk ia vë flakën bashkëshortes, më pas ia merr fëmijët dhe largohet nga shtëpia

Rastet e dhunës në familjes po marrin hov. Pas vrasjes në Kosovë, një rast i rëndë është denoncuar edhe në Policinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Një 27-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Shkupit bashkëshortin e saj, pasi i njëjti është përpjekur që t’ia vë flakën. Ia ka djegur një pjesë të veshmbathjes, ia merr fëmijët dhe iku nga shtëpia.

“Më datë 15.04.2024 në ora 21.30 në SPB Shkup, 27-vjeçarja nga një fshat i Shkupit ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.B.(29), i cili për momentin është duke mbajtur dënim me burg në Idrizovë. Sipas të denoncuarës, ai me mjet djegës ia ka djegur një pjesë të veshmbathjes pas çfarë i ka marrë fëmijët dhe është larguar nga shtëpia. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.