Biden pas takimit me ekipin e sigurisë kombëtare: Angazhim ynë për mbrojtje të Izraelit është “i hekurt”
Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se është takuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Presidenti amerikan ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delaware për t’u kthyer në Uashington për një takim.
“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesve të tyre është i hekurt”, th Biden.