Humbi jetën 42 vjeçarja, ndezi vetë një zjarr në dhomën e saj
Më datë 12.04.2024 në ora 11:30 në policinë e Kriva Pallankës, V.N (47) nga Kriva Pallanka ka raportuar se është sulmuar nga personi me probleme shëndetësore, J.N (42)për të cilën është kujdesur dhe me këtë rast ka pësuar lëndime. Sipas denoncimit, pasi V.N. ka shkuar në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, J.N. ka ndezur një zjarr në njërën nga dhomat dhe ka nderruar si pasojë e ngulfatjes nga tymi i shkaktuar. Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kriva Pallankë. Kontrolli është kryer nga ekipi i OVR Kriva Pallankë./Lideri