Dimitrievski ankohet se ka presione. Asnjë kandidat deri tash nuk është thirrur para prokurorëve e gjykatësve
Kandidati presidencial Maksim Dimitrievski i cili dje fushatën e zhvilloi në lagjet e Shkupit Karposh dhe Qendër, u ankua se pushteti ushtron presion jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj anëtarëve të partisë së tij. Sot Dimitrievski fushatën e vazhdon në Demir Kapi, Negotinë, Rosoman dhe Kavadar.
“A ka pasur deri më tani rast që dikush prej kandidatëve për president brenda një muaji, kundër tij të dorëzohen dy akuza dhe të thirret dy herë te prokurori dhe një herë para gjykatës kompetente, ndërsa seanca e ardhshme u caktua për më 30 prill gjatë fushatës. Ky është presion shtesë ndaj meje që ka për qëllim që të heq dorë nga lufta që bashkë me qytetarët t’i ndryshojmë gjërat”, u shpreh Maksim Dimitrievski, kandidat për president.