Maqedoni

E vodhi veturën dhe e la rrugës për në Kodrën e Diellit – skema e atentatit në Tetovë! Dorasi mbetet i pakapshëm

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar skemën e krimit – atentatit që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku një person nga një veturë në lëvizje në bulevardin “Ilinden”, gjuajti me armë në drejtim të një shtëpie, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur, vetura me të cilën është bërë krimi ishte vjedhur paraprakisht, duke kërcënuar pronarët me armë.

Pas krimit, e njëjta është lënë rrugës Tetovë – Kodra e Diellit ndërkaq dorasi është arratisur dhe mbetet edhe më tej i pakapshëm për organet e rendit.

“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB Tetovë ka denoncuar se nga vetura “Volkswagen Polo” në lëvizje me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën “Ilinden” në Tetovë. Persona të arrestuar nuk ka, kurse janë bërë dëme në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është bërë kontroll dhe pas ndërmarrjes së masave rreth orës 01:30 më datë 12.04.2024 në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit vetura është gjetur. Gjithashtu, pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se paraprakisht është denoncuar se rreth orës 22:30 me kërcënim me armë zjarri, vetura është “polo” është marrë nga F.E. dhe babai i tij N.E.. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit, pas çfarë do të shqiptohen kallëzime penale”, qëndron në njoftimin e MPB-së.