Zgjedhjet presidenciale 2024, Dimitrievski: Ne ofrojmë president për të gjithë
Kandidati presidencial i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski, gjatë takimit me banorët e Komunës së Qendrës dhe Karposhit, thotë se partia dhe programi zgjedhor i tij gjithnjë e më shumë merr mbështetjen nga qytetarët, sepse siç thotë ai, ata ofrojnë diçka të re, një president që do t’i bashkojë të gjithë qytetarët. Dimitrievski thotë se planifikon të propozojë strategji nacionale për të luftuar korrupsionin politik.
“Duhet të ketë drejtësi dhe dënim për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, kushdo qofshin dhe në çfarëdo pozicioni që janë. Sot elita maqedonase i gëzon të gjitha të drejtat dhe qytetari është në fund dhe mezi ia del mbanë. Ne nga “E di” do të bëjmë më të mirën për Maqedoninë tonë, që gjërat të rregullohen dhe të mos jenë më të njëjtat. Shumë shpesh qytetarët më takojnë dhe më thonë “të gjithë janë të njëjtë”. Këtu me shumë përgjegjësi pohoj se nuk jemi të njëjtë. Vij nga një qytet i cili dikur ishte më borxhli në vend, sot i njëjti qytet pa i rritur tatimet ndaj askujt është komuna më stabile financiare.”, – deklaroi kandidati për president nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski.
Dimitrievski u ankua se pavarësisht se po bëjnë një fushatë pozitive, presionet ndaj tij dhe anëtarëve të partisë së tij i nënshtrohen presioneve nga pushteti, gjë që e prish fushatën zgjedhore. Nuk ka ndodhur më parë gjatë një fushate zgjedhore që kundër një kandidati të ketë procedurë gjyqësore dhe të thirret në seancë gjatë zgjedhjeve, thotë Dimitrievski. Kandidati për president nga “E di”, duke shtuar se edhe përkundër të gjitha presioneve, ai do ta vazhdojë fushatën./TVM2