MSH: Nuk është i saktë informacioni për gjoja kolaps të Qendrës klinike
Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një komunikate për media pasditen e sotme bëri të ditur se për shkak të defektit të njërit prej kompresorëve, për dy ditë është shtyrë programi elektiv dhe jo rastet urgjente për operacion të pacientëve. Nuk është i saktë nformacioni për gjoja kolaps të Qendrës klinike, thekson ministria.
“Bëhet fjalë për defekt të njërit nga kompresorët, për shkak të së cilës shumë instrumente varen nga presioni i krijuar nga pompat, prandaj për dy ditë u vonua programi dhe jo rastet emergjente. Problemi është riparuar, ndërsa me oksigjenin nuk ka pasur asnjë defekt. Të martën është realizuar takim me drejtorët e Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, Klinika për kirurgji digjestive, KARIL ku është arritur harmonizimi dhe në vijimi është miratimi i planit kur edhe do të fillojë rinovimi i KARIL”, sqaron MSH-ja.
“Në vazhdim janë aktivitetet e ministrit të Shëndetësisë për kontrollin e të gjitha stacioneve të kompresorëve në Qendrën klinike dhe do të veprohet në ndërrimin e kompresorëve. Apelojmë që opinioni të informohet ekskluzivisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe të mos keqpërdoret informacioni nga partitë politike për grumbullimin e pikëve politike”, theksojnë nga ministria.