Pendarovski uron Bajramin: Të jemi solidar gjatë tërë vitit, e jo vetëm gjatë festave
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e festës së Fiter Bajramit ka uruar që në frymën e festës, jo vetëm gjatë tre ditëve festive por edhe gjatë gjithë vitit të jetojmë në paqe dhe në harmoni dhe të jemi solidar të mbushur me gëzim dhe lumturi.
“Festa e madhe e shënon fundin e agjërimit 30-ditor nga mëngjesi në mbrëmje në të cilin çdo mysliman krahas ushqimit dhe pijeve heq dorë edhe nga mendime dhe vepra të këqija, duke iu kushtuar lutjeve dhe shpirtërores. Si një nga shtyllat e islamit, Ramazani është muaj i mirësisë, dashurisë dhe faljes. Të gjithë të bashkuar me të afërmit tanë të ndajmë vizion për mirëqenie, prosperitet dhe zhvillim të atdheut tonë të përbashkët”, potencoi Pendarovski në urim.