Maqedoni

Fitër Bajrami, manifestimi qëndror në Shkup u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha

Në frymën e solidaritetit, mëshirës, kujdesit ndaj nevojtarit, besimtarët musliman shënuan festën e Fitër Bajramit…

Në frymën e solidaritetit, mëshirës, kujdesit ndaj nevojtarit, besimtarët musliman shënuan festën e Fitër Bajramit, duke i dhënë fund agjërimit një mujor, një nga pesë shtyllat e islamit. Ata iu drejtuan xhamive që në orët e mëngjesit për t’iu përkulur Zotit. Manifestimi qëndror në Shkup u zhvillua në xhaminë Mustafa Pasha.

Fetai: Të mbizotërojë solidariteti dhe njerëzorja

Kreu i BFI-së Shaqir Fetai theksoi rëndësinë e reflektimit pas muajit të Ramazanit, qetësisë, durimit, përkushtimin dhe kujdesit ndaj tjetrit.

“Festa e Fitër Bajramit na gëzon edhe më tepër sepse ngadhënjyem në sfera të ndryshme, ngitëm, vetëdijen mbi Zotin, vetveten, familjen, të mirën, paqen, solidaritetin dhe respektin ndaj të gjithëve. Largimi dhe abstenimi nga kënaqësitë trupore në shpirtin dhe zemrat tona, kuptuan se etja dhe uria mbi të gjitha mbjellin tek njeriu vetëdije mbi njeriun, kujdesin për skanmnorët, të varfërit, mbi njeriun me nevoja të veçanta, jetimin dhe mbi njeriun me halle. E gjithë kjo na e mësoi konceptin islam se kujdesi ndaj njeriut është vlera kulminante dhe më fisnike e besimtarit. Ky koncept është I domosdoshëm sepse vërtetë bota sot po bën hapa të fuqishëm në zhvillimin material – teknologjik, por në anën tjetër po pëson rrënie drastike në vlerat që njeriun e bëjnë njeri në atë morale dhe shpirtërore, po nënçmohet dinjiteti I njeriut, po shkatërohet familja, largohet njeriu nga njeriu, largohet djali e vajza nga prindërit, nga vëllau nga fqiu, pastaj luftërat e ndryshme, vrasjet, mbytjet, shkatërrimet, gjenocidet dhe shum anomali të kohës që rrezikojnë mirëqenien e arrdhmërisë, mirëqënien e rrinisë dhe njeriut në përgjithësi.”, tha Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së.

Fetai duke u thirur në porositë e profetit Muhamed, gjithashtu rikujtoi besimtarët në mbajtjen gjallë të vlerave dhe relacioneve njerëzore.

“Ramazani dhe porositë e shenjta mbi njeriun se është I krijuar të ndryshojë botën drejt të së mirës dhe e vendos atë në shërbim të njeriut, ngirtjes së dinjitetit, sigurinë jetës dhe identitetit të tij. ngirtja e konceptit dhe rrespektit ndaj njëri tjetrit, ndaj prindërve, ndaj të afërmve, shpresës për një ardhmëri më të bukur, kultivimi I paqes, tolerancës, solidariteti dhe mirëqënies në botë për të gjithë kombet pa marrparrasysh racën dhe përkatësinë fetare dhe etnike, ramazani me të gjitha porositë e tij si agjerimi, lutjet, shërbimi ndaj njeriut, ngritja e vetëdijes për të qenë sa më të mirë, sa më fisnikë, sa më bujarë, paqësor, solidar, na e mësoi parimin e shenjtë që na e la amanet Muhamedi Alejhi Selam. Nuk ka besuar askush prej jush deri sa nuk ia do vëllaut të vet atë që ia do vetvetes.”, tha Fetai.

Besimtarët muslimanë gjatë festës së Fitër Bajramit, shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit, për ta festuar kështu së bashku këtë festë. Bajrami i parë i profetit Muhammed ka qenë në vitin e dytë të hixhrit, kalendarit hënor islam, me vizitën e tij në Medinë, duke zëvendësuar dy festa argëtimi të banorëve lokal, me festën e Ramazan Bajramit dhe atë të Kurban Barjamit.