Maqedoni

Pendarovski tubim në Ohër: Nuk duhet mbështetur konceptet aventuriere

Kandidati presidencial i mbështetur nga Koalicioni që udhëhiqet nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, duke kërkuar nga qytetarët e Ohrit përkrahjen që të rizgjidhet për herë të dytë në postin e presidentit, ofertën e kundërkandidatëve e quajti koncept aventuriesk, që nuk duhet fituar mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit dhe të 8 majit. Sipas tij, vendi mund të vazhdojë drejt Bashkimit Evropian vetëm me strukturën aktuale politike, sepse sipas tij është një opsion politik që e di çfarë do të do të thotë Bashkimi Evropian.
Kandidati i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski ka premtuar se do të realizojë një fushatë pozitive dhe të bazuar në vlera pro-evropiane dhe pro-perendimore dhe do të tentojë t’ua shpjegojë qytetarëve rëndësinë për të mbajtur kursin euroatlantik. Motoja e fushatës së Pendarovskit në zgjedhjet e 7-ta presidenciale është “Presidenti Ynë”.