Maqedoni

Shumë kolegë e pritën para stacionit policor gazetarin Furkan Saliu (Video)

Para pak çasteve është lënë i lirë gazetari, Furkan Saliu, i cili u arrestua sot pasdite, nga policia, gjatë një ndjeshje futbolli.

Pas daljes nga stacioni policor në Autokomandë të Shkupit, Saliu sqaroi momentin e arrestimit dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat se ka sulmuar pjesëtarët e policisë.

Shumë kolegë gazetarë e kanë pritur, para stacionit policor, lirimin e tij.

Prononcimin e Furkan Saliut, pas lirimit të tij, mund ta ndiqni në videon më poshtë.