Maqedoni

Taravari në ditën ndërkombëtare të sportit prezantoi pjesë nga platforma për rininë

Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari, në “Ditën ndërkombëtare të sportit”, propozon që sportistëve të rinjë t`ju ndihmohet me subvencione, ndërsa atyre që kanë qenë të dalluar në këtë fushë dhe u ka mbaruar karriera, t`u mundësohen mjete financiare të përhershme.

Thekson se për një periudhë të gjatë, ka pasur stagnim në investimet në fushën e sportit.

“Ka zona dhe rajone në Maqedoni ku aspak nuk ka asnjë teren sportiv, pavarësisht i cilit lloj. Mendoj se duhet ta promovojmë edhe si president i shtetit, por edhe si Qeveri e ardhshme, sepse është mënyra më e mirë për ta ruajtur shëndetin e të rinjëve, por edhe për tu lënë atyre si ves, që sa më shumë të mirren me aktivitete sportive. E dini se Maqedonia është prodhuese e mirë e sportistëve të shkqlqyeshëm, të cilët tash më janë të promovuar në botë, edhe atë në sporte të ndryshme, edhe në Evropë. Unë mendoj se shteti duhet të ju ndihmojë atyre,  sidomos me subvencione. Ato të cilëve më u mbaron karriera, tu sigurohet një farë rroge.” – tha Kandidati për president nga “VLEN”, Arben Taravari.

Sa i përket procesit të shumë paralajmëruar të vetingut, Taravari bën thirrje pushtetit që ta fillojnë atë që tani. Thekson se edhe pse procesi i tillë përmendet për 7-8 vite me rradhë, akoma nuk ka as edhe një draft version për vetingun e të gjithë politikanve dhe funksionarëve.

Porositi se ai, dhe koalicioni “Vlen” nuk kanë frikë nga vetingu, pasi që asnjë nga personat që janë në listat e deputëve, nuk ka qenë i akuzuar prej PSP-së, apo të jenë në lista të zezë./TVM2