Shkupjani ia ka marë 180 mijë euro një personi duke e kërcënuar me jetë
Më 04.05.2024 në SPB Shkup, M.G. nga Shkupi ka raportuar se nga nëntori i vitit 2023 deri në ditën e regjistrimit, personi I J. nga Shkupi në disa raste i kanë zhvatur para duke e kërcënuar me jetë. Në atë mënyrë, M.G., sipas kallëzimit, i I.J. i ka paguar gjithsej 180.000 euro.
Të njëjtën ditë rreth orës 17:00, sipas marrëveshjes së mëparshme mes tyre, në rrugën “Simeon Kavrakirov” në Shkup M. G. i ka dorëzuar personit I.J. 500 euro, të cilat paraprakisht ishin përpunuarteknikisht.
Menjëherë më pas, në një aksion të përbashkët të Njësisë për krime të rënda dhe krime kundër dhunës kulturore pranë Sektorit për luftimin e krimeve të rënda dhe Njësisë për krime të dhunshme në SVR Shkup I. J. i njëjti është privuar nga liria dhe është ndaluar në Komisariatin e Policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm.
Njësiti për Krime të Rënda në SPB Shkup sot (04.06.2024) ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. pas procedurës së shpejtë për veprën penale “zhvatje” sipas nenit 258 të K.Penal dhe gjyqtari i procedurës së mëparshme i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.