Maqedoni

Fronti Europian hapi Shtabin zgjedhor në Shuto Orizare

Prandaj, t’i përvjelim krahët, më 24 prill të votojmë numrin 4 dhe të nisim festën e fitores”, tha kandidati për deputet Bastri Bajrami.

Kandidati për president Bujar Osmani ka elaboruar arsyen e etablimit të Frontit Europian duke thënë se ai është kundërpërgjigje ndaj atyre që po tentojnë të përjashtojnë komunitetet e vendit nga procesi i vendimmarrjes.

“Atmosfera ngado që shkoj është e jashtëzakonshme, Fronti Europian aq mirë po pritet pozitivisht nga njerëzit sikur njerëzit kanë qenë të urritur që të bashkohemi me gjitha komunitetet në bllokun më të madh multietnik dhe kjo përshtypje është gjithandej vendbanimet që jam duke kaluar këto ditë. Aq bardh e zi është situata që gjendemi ne dhe vendimi do të meret nga secili prej jush”, sqaroi Osmani.