Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Vankovska: Do ta kthejmë dinjitetin në RMV

Na e morën jo vetëm ekzistencën, por edhe dëshirën për përparim. Na e shkelën dinjitetin dhe na i shpërngulën më të dashurit, ka deklaruar në Strumicë, kandidatja presidenciale e të Majtës, Biljana Vankovska. Ajo tha se do të angazhohet për ta kthyer dinjitetin në Maqedoni, me programin e saj, që është përpiluar në më shumë parime.
“Parimi kundër oligarkëve, kundër ndarjes në bazë etnike, e drejta dhe solidariteti social, internacionalizmi ndërkombëtar dhe internacionalen kur e dëgjoj ende më rrënqethet lëkura. Tërë bota më është vëllazërore, sepse internacionalja është ajo që ose do të bëjë të gjithë të mbijetojmë ose shkuam në djall. Agjenda ime në njëfarë mënyre është globaliste në kuptimin më të mirë të fjalës. Maqedonia patjetër ta gjejë vendin në mesin e atyre që sot luftojnë për vlerat e vërteta.”, – theksoi kandidatja për president nga e Majta, Biljana Vankovska.
Hapi i parë sipas Vankovkës do të jetë revolucioni zgjedhor të cilën pret që të ndodhë më 24 prill edhe pse siç thotë ajo do të jetë shumë e vështirë. Vankovska shtoi se beteja nuk është vetëm e saj, por e të gjithëve, vlerëson se do të luftojë për popullin dhe do të jetë zëri i tyre. Në të njëjtën kohë bëri thirrje që më 24 prill qytetarët masovikisht të dalin në zgjedhje. Ajo gjatë këtij tubimi potencoi se e definon veten si presidente e mundshme e të gjithë qytetarëve, sepse ashtu shkruan edhe në  Kushtetutë dhe do të jetë presidente edhe e qytetarëve të varfër të diskriminuar dhe të pafavorizuar. Eksponentët e partisë e Majta, njëherit paralajmëruan se do të luftojë kundër kanosjes më të madhe për rajonin e Strumicës, Miniera “Jellovica”./TVM2