KSI: Nuk ka masa të reja kundër Pertusis
Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk ka rekomanduar masa të reja për parandalimin e kollës së mirë.
Situata në Shkup dalëngadalë po stabilizohet, ndërsa në qytetet tjera, siç pritej, numri i të sëmurëve nga Pertusis po rritet, thotë profesor Petliçkovski. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani në vend janë regjistruar mbi 300 raste. Shumica prej tyre, ose 86 për qind, janë në rajonin e Shkupit në 15 komuna të ndryshme.
Mosha e pacientëve është nga 1 muaj deri në 78 vjeç. Disa nga qytetarët reagojnë se në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka reagjentë për të kontrolluar Pertusis-in, por drejtori Shaban Memeti e mohon – thotë se ka një numër të mjaftueshëm.