Zgjedhjet presidenciale, Siljanovska: “Maqedonia sërish krenare”
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, ka filluar fushatën për presidente përpara godinës së Qeverisë me slloganin “Maqedonia sërish krenare”. Davkova tha se do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët pa asnjë ndarje, ndërsa premtoi se nëse bëhet presidente e vendit, do të rihapë Zyrën Popullore të Presidentit, për të biseduar dhe marrë këshilla nga populli dhe do të rikthejë krenarinë e RMV-së. Sipas saj, do të jemi krenarë kur të kemi një vend të denjë dhe në rrugë do të ketë studentë që duan të qëndrojnë këtu dhe jo të largohen nga vendi. “Si presidente do ta shfrytëzoj amnistimin kur të jem e bindur se nevojitet një frenim për gjyqësorin të quajtur drejtësi.”.
“Të gjithë në botë kanë besim në gjykata si mjet për drejtësi, ndërsa ne frikësohemi nga gjykatësit dhe prokurorët publik, të cilët nuk janë aty për shkak se janë ekspertë apo kompetent, por me bekimin partiak. Mbajeni mend, dy anëtarët e mi në Këshillin Gjyqësor do të jenë juristët më të mirë. Propozimet e mia në Gjykatën Kushtetuese do t’ju ngjajnë kolegëve të mi, Xhunov, Netkov, Gëzime Starova, jo të dëgjueshmëve të tyre partiak, të cilët i shfrytëzuan në procesin kundër popullit.”, – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova. Informon TVM2.
Siljanovska premtoi se do t’i realizojë të gjitha reformat që i premton, ndërsa vendin do ta përfaqësojnë vetëm diplomatë të denjë dhe jo të atillë që e rrënojnë dinjitetin e shtetit. Nuk do të shkoj jashtë vendit dhe të negociojë pa arritur një konsensus për çështjet kyçe për vendin, tha Gordana Siljanovska Davkova nga tubimi para Qeverisë.