Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski nis fushatën presidenciale

Kandidati për president, Stevçe Jakimovski, fushatën presidenciale e filloi nga Tetova, ku realizoi takim me qytetarët. Me tetovarët, kandidati për president Jakimovski ka diskutuar për problemet dhe zgjidhjet e ofruara nga koalicioni “Guxim për Maqedoninë”, duke thënë se ai angazhohet që të jetë president i të gjithëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo kulturore.
“Falënderoj tetovarët për pritjen e ngrohtë dhe jam i nderuar që ta nis garën presidenciale në Tetovë. Mbështetja e madhe është dëshmi se qytetarët janë ngopur me botën bardh e zi të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, tetovarët kërkojnë ndryshime. Pata rastin të flas për problemet me të cilat ballafaqohen trimat e Tetovës. Koalicioni ynë “Guxim për Maqedoninë” ka një vizion, ne kemi zgjidhje dhe do të sjellim ndryshime thelbësore. Unë si president i Republikës së Maqedonisë nuk do t’i ndaj qytetarët sipas përkatësisë etnike dhe fetare, do të jem president i të gjithëve dhe çdo qytetar do të llogaritë se mua do të më ketë mbrojtës.”, – theksoi kandidati për president, Stevçe Jakimovski.
Kandidati për president Jakimovski, nga Tetova tha se nuk do të ketë tërheqje derisa të ndryshojë binomi LSDM – VMRO-DPMNE. “Sot po fillojmë me “Guxim për Maqedoninë”, nuk ka kthim dhe nuk ka tërheqje derisa të ndryshojmë botën bardh e zi në Maqedoni”, theksoi kandidati për president, Stevçe Jakimovski./TVM2