Rajon - Botë

77 persona të bllokuar dhe 700 të lënduar në gjithë Tajvanin pas tërmetit të fuqishëm

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi gjendjen e të bllokuarve, por thanë se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, raporton CNN.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ka lënë të vdekur katër persona dhe të lënduar më shumë se 700 të tjerë, sipas NFA. Nga të plagosurit, 132 janë në kontenë Hualien, pranë epiqendrës së tërmetit, shtoi agjencia.