Rrëzohet helikopteri turistik në Alpet e Zvicrës, tre të vdekur dhe tre të plagosur
Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas përplasjes së një helikopteri të martën në malin Petit Combin në Alpet zvicerane, tha policia lokale.
Helikopteri është rrëzuar nga lartësia 3668 metra mbi nivelin e detit, në një shpat mali. Brenda helikopterit ishte piloti, një udhërrëfyes malor dhe katër klientë të tij.
Shtatë helikopterë janë dërguar në vendngjarje në kuadër të operacionit të shpëtimit. Dy të plagosurve iu dha ndihma e parë përpara se të transportoheshin me avion në një spital në kryeqytetin e kantonit Wallis, Sion. Një person i tretë u shpëtua pak kohë më vonë, tha policia.
“Tre pasagjerët e tjerë për fat të keq u gjetën të vdekur”, thuhet në deklaratë./Top Channel