Maqedoni

Ali Ahmeti: Sulmi në Haraçinë, akt kriminal

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e vlerësoi si akt kriminal incidentin e një dite më parë në komunën e Haraçinës, ku në një sulm me armë ndaj kryetarit të komunës, Ridvan Ibraimi, mbetën të plagosur dy persona. Ahmeti tha se ka tentuar të ndërmjetësojë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes kryetarit Ibraimi dhe ish kryetarit të kësaj komune, Barim Ajvazi, por nuk ka arritur deri te pajtimi./lideri