Maqedoni

Rënie e lehtë e të prekurve nga kolla e keqe, Bajrami: Vaksinimi ndikoi në uljen e rasteve

Ulet numri i të prekurve me kollen e keqe, në krahasim me javën e kaluar. Por, sërish numrat janë shqetësues pasi vetëm në Shkup, kemi 43 raste. Grup mosha e të prekurve është nga 10 deri në 14 vjet.

“Flasim gjithnjë për këtë numër 43 që kemi këtë javë, të vaksinuar kanë qenë 23, të pa vaksinuar kanë qenë 4 me një status të pa njohur kanë qenë 10 dhe 6 kanë qenë jo komplet të vaksinuar. Grup moshën të cilën e sulmon është nga 10 deri në 14 vjeçare, sidomos moshën shkollore, kemi tre fëmijë që janë një muaj të shtrirë në spital por gjendja e tyre është e mirë dhe e kalojnë me shenja klinike më të lehta”, tha Lulëzime Bajrami, Qendra e Shëndetit Publik.

Sipas epidemiologes Bajrami edhe në periudhën e ardhshme pritet që të ketë ulje të numrit të të sëmurëve nga kolla e keqe dhe pikërisht vaksinimi ka ndikuar në uljen e numrit të pacienteve.

“Pas shpalljes së epidemisë së kollës së keqe në territorin e Shkupit interesi për vaksinim është rritur, vinë fëmijë të cilët e kanë lëshuar vaksinimin e rregullt në moshën 18 muajshe. Interesi ishte i lartë dhe për momenti vijnë fëmijët të cilët janë në vaksinim të rregullt dhe jem i të kënaqur me interesin për këtë vaksinim”, u shpreh Beti Geleiçevska Ilkoska, mjeke.

Sipas mjekes Ilkoska, para se të shpallet epidemia e kollit të keqe interesimi për vaksinimin e fëmijëve ka qenë më i ulët ndërsa tani të rrallë janë fëmijët të cilët ende nuk i kanë pranuar vaksinat në kohën e duhur.