Zgjedhjet parlamentare, LSDM promovoi kandidatët për deputetë
Koalicioni për ardhmëri evropiane i kryesuar nga LSDM promovoi kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Njëkohësisht LSDM me koalicionin promovoi programin për ardhëmri europiane. Njësinë e parë zgjedhore do ta kryesojë kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, i pasuar nga kryetarja e PLD-së Monika Zajkova. Në njësinë e dytë zgjedhore do ta udhëheqë Oliver Spasovski, të tretën Sanja Llukarevska. Venko Filipçe rikthehet në njësinë e katërt zgjedhore, ndërkaq në të pestën kryeparlamentari Jovan Mitreski. Zonën e gjashtë do të udhëheqë ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski theksoi se social demokratët nuk heqin dorë nga e ardhmja europiane, që është pjesë e programit të tyre.
“Është me rëndësi që të vazhdojë rrugëtimi evropian, i cili na shpie deri tek tregu i vetëm evropian, tek gjysmë miliardë njerëz, me çka kompanitë tona do të hapin mundësi të mëdha për vete, për të punësuarit e tyre dhe shtetin. Rruga evropiane sjell standard më të mirë për qytetarët, më shumë punë, fonde shtesë për zhvillimin e ekonomisë sonë. Ne bëmë shumë, por e dijmë se ka edhe shumë për tu bërë. E dijmë se ka shumë bashkëqytetarë tanë që mezi ia dalin. Andaj ne duhet të përpiqemi më shumë, që ata ta kenë më mirë.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së, transmeton TVM2.
Lëvizja ‘ZNAM’ shpall listat për deputetë
Edhe Lëvizja Znam e Maksim Dimitrievskit ka shpallur listat me nga 20 kandidatë për deputetë për çdo njësi zgjedhore. Ditë më parë VMRO – DPMNE promovoi kandidatët për deputetë. Mickoski do të jetë kundërkandidat i Kovaçevskit në njësinë e parë zgjedhore.