Maqedoni

Fronti Evropian, u nënshkrua deklaratë në mbështetje të Osmanit

Fronti Evropian nënshkruajti deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për president Bujar Osmani, pasi ai foli për vizionin e tij presidencial. Presidenti sipas Osmani duhet të jetë zëri i popullit dhe kreator i konsenzusit nacional.

“Presidenti i shtetit në fakt ka qenë edhe burim i eskalimit dhe polarizimit për shkak se e dini të kaluarën nuk janë njohur nga opozita dhe ata nuk kanë pasur mundësi të thirin një takim liderësh për të deeskaluar krizat politike, prandaj unë e shoh rolin e presidentit si një kreator të rëndësishëm të konsenzusit shtetëror për temat kryesore.”, tha kandidati për president Bujar Osmani.

Partitë shqiptare në front konsiderojnë se Osmani është kandidati më cilësor për të dhënë kontributin e tij drejt anëtarësimit të vendit në BE.

“Ne jemi në një proces të rëndësishëm dhe personalitete si zotëri Osmani, cilësitë që i ka vetëm që do e përshpejtonte proçesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Presidenti është një figurë politike, i cili ka fuqinë e të krijuarit të mendimit publik, të opinionit publik dhe prandaj si figurë e rëndësishme politike ka të drejtën që shumë tema ti shtjellojë. Do të kesh përkrahjen tonë që bashkarisht këtë vend ta bëjmë më të jetueshëm, më konkurent dhe më me perspektivë.”, tha kryetari i ASh-së Zijadin Sela.

“Pragmatizmi politik flet se kemi vështirësi që të zgjedhim një president që nuk është maqedon. Mirpo ky program flet për seriozitetin tënd, njerëzve që janë këtu dhe sinqeritetin tonë se ne nuk planifikojmë shtet rezerv.”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

“Ky trend i shprehjes së aftësive organizative, menaxhuese dhe politike edhe të komuniteteve të tjera maqedonase kryesisht ne shqiptarët këtu do të jetë një dëshmi që po ne do të rrugëtojmë drejt BE-së, por do të rrugëtojmë të barabartë gjith në vend.”, tha kryetar i ‘Lëvizja Populli’, Skender Rexhepi, informon TVM2.

“Kështu si është përfaqësuar sot programi të kuptohet në formë të drejtëpërdrehtë nga qytetarët, normalisht nga shqiptarët si shumicë por jo vetëm, edhe komunitetet tjera siç janë komuniteti turk, rom, boshnjak, por edhe komuniteti maqedonas, sepse tek e fundit synimet për ta zhvilluar dhe për ta avancuar shtetin përpara janë benefite për të gjith qytetarët.”, tha kryetar i ‘Partia Demokratike Evropiane’, Arjanit Hoxha.

Edhe partnerët joshqiptar, me osmanin në krye të shtetit shpresojnë në shfaqjen e kohezionit mbarë etnik.

“Dëshiroj që përfundimisht të shoh se edhe komuniteti ynë rom është i përfshirë në programin e presidentit që nuk ishte praktikë deri më tani.”, tha kryetare e Unionit të Romëve, Fatma Osmanovska.

“Përkrahim plotësisht programin tuaj, i cili premton vizion për të ardhmen tonë. Të jeni i sigurt se ne do tu ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.”, tha kryetar i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz.

Fushata për zgjedhjet presidencialeve të 24 prillit nis më 4 prill dhe do të zgjasë 20 ditë. Për postin e presidentit në garë hyjnë shtatë kandidatë.