Maqedoni

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë, rreshtohet në Frontin Evropian

Fronti Evropian ka zyrtarizuar marrëveshjen për koalicionim parazgjedhor edhe me Lëvizjën e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se do të përpiqet për barazi të plotë për të gjitha komunitetet e vogla.

Ai njëherit bëri të ditur se Sulejman Baki nga kjo Lëvizje do të jetë edhe bartës i listës në Njesinë Zgjedhore numër 3. Baki nga ana tjetër u zotua se do të angazhohet për të ju dhënë komunitetit turk të drejtat që i meritojnë.

“Sado të vogla të jenë komunitet në këtë vend ky vend është I madh edhe për të vegjlit. Nji vend me demokraci të përparuar së pari përkujdeset për komunitetet e vogla sepse komunitet e vogla janë ata që ndërtojnë lojalitetin ndaj shtetit. Nëse komunitet e vogla të cilat nuk janë pak në vendin tonë nuk e gëzojnë të drejtën, barazinë, trajtimin dhe gjitha sferat e jetës sigurisht që edhe tolerance nuk egziston”, u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

“Këtë iniciativë po e nisim me qëllimin që të sigurojmë drejtim pozitiv të këtij procesi për shtetin tonë dhe të ju japim turqve të Maqedonisë pozitën që e meritojnë në përfaqësim të drejtë në arsim, ekonomi, zhvillim rajonal, mirqenie dhe fusha të tjera. Mirëpersim pjesmarrjen e shqiptarëve, maqedonasve boshnjakëve, romëve dhe komuniteteve të tjera me të cilët ne si turq kemi jetuar në paqe dhe tolerancë me shekujnë këtë nënqiell, dhe për këtë arsye e mbështesim plotësisht Frontin Europian të udhëhequr nga BDI”, theksoi Sulejman Baki nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, transmeton TVM2.

Frontit Evropian deri tani u janë bashkangjitur PDSH, Partia Populli, Partia Demokratike Evropiane, Unioni i Romëve, Partia Demokratike e turqë ve si dhe me ASH-në krahu I Ziadin Selë s. Me këta të fundit Ahmeti tha se nesër zyrtarisht do të në nshkruajnë marrëveshje dhe bëri të ditur se Ziadin Sela do të jetë bartësi listës në njesinë zgjedhore numër pesë.