“Maqedonia jote”, motoja e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja
Maqedonia jote” është motoja me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhje koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Në selinë e kësaj partie sot gjithsej 24 parti kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor. Mickoskit përveç partnerëve tradicionalë të VMRO DPMNE-së iu bashkuan edhe Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, Stojançe Angellov nga “Dinjiteti”, Lube Boshkovski nga “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Sollza Gërçeva nga “Zëri për Maqedoninë”, Petar Bogoeski, kryetar i “Koncepti maqedonas”. Nuk është konfirmuar nëse partnerëve të ri do t’u jepen vende në listat e kandidatëve për deputetë. Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, tha se prioritetet e koalicionit janë rritja ekonomike, investimet e huaja dhe lufta kundër korrupsionit.
“Vlerësoj që shumica prej atyre, që do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, këtë herë si shumicë bindëse do të tregojnë se si është, jo vetëm në opozitë, por edhe si shumicë, të bashkuar, për të mbështetur procesin e reformave, me të cilin do të transformohet Maqedonia, ashtu siç ka dashur ta shohë gjenerata ime, gjenerata juaj dhe gjenerata e jonë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.