Mot me vranësira të ndryshueshme me erë të fortë, pasdite me shi
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë nga drejtimi juglindor, sidomos përgjatë Vardarit. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon që temperaturat minimale të lëvizë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja nga 15 deri në 20 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.
DPHM njofton se nesër në mëngjes do të ketë reshje shiu, në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 60 kilometra në orë).
Gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet dhe më pas do të vijojë periudha me diell dhe e ngrohtë me rritje të temperaturës.