Maqedoni

VMRO dhe LSDM me premtime për paga më të larta

VMRO-DPMNE-ja njofton se 800 milionë euro të jepen nga qeveria e drejtuar prej tyre për fermerët dhe bujqësinë, për në një periudhë 4 vjeçare, nëse i fitojnë zgjedhjet. Ata theksojnë se fondet ofrohen si mbështetje për të ardhurat për fermerët, si subvencione, grante dhe lloje të tjera të mbështetjes, të ndjekura nga investimet në diversifikim, infrastrukturë dhe pajisje.

VMRO-DPMNE

“Fondet janë planifikuar për stimulimin e sigurimit të ekonomive bujqësore dhe kulturave bujqësore. Fonde të konsiderueshme do të ndahen për furnizimin me ujë, rindërtimin dhe ndërtimin e sistemeve të ujitjes. Kurora e të gjithë sistemit në bujqësi do të jetë ndërtimi i qendrave të shpërndarjes së blerjeve, të cilat do ta zgjidhin njëherë e mirë problemin e blerjeve”.

Sipas VMRO-DPMNE, bujqësia do të jetë në krye të prioriteteve të qeverisë së ardhshme, ku do të gjenerojë të ardhura për dhjetëra mijëra familje si dhe për shtetin.

Në ndërkohë, LSDM thekson se kanë plan të qartë për Maqedoninë Europiane, program preciz zgjedhor me masa dhe projekte konkrete. Ata theksojnë se qeveria e re e LSDM do të sigurojë 200 euro në muaj në 12 muajt e parë për çdo punësim të parë të personave deri në 26 vjeç.

LSDM

“Fokusi i programit është përmirësimi i standardit të jetesës së të gjithë qytetarëve, mbi të gjitha mbështetja për të rinjtë. Qeveria e re e LSDM-së do të sigurojë 200 euro në muaj në 12 muajt e parë për çdo punësim të parë të personave deri në 26 vjeç. E ardhmja europiane e vendit është e një rëndësie të veçantë për të rinjtë”.

Ata potencuan se të rinjtë duan të jetojnë në Maqedoninë europiane, me standarde europiane, vlera dhe stil jetese europiane, prandaj dhe sipas tyre, me LSDM-në nuk ka heqje dorë në rrugën europiane. Theksojnë se LSDM do të punojë me përkushtim për të përfunduar negociatat me BE-në deri në vitin 2028 dhe anëtarësimin në union, deri në vitin 2030. /SHENJA/