Hapja e shtabit të koalicionit VLEN në Çair
Koalicioni opozitar shqiptar, VLEN sonte ka hapur shtabin në Çair, pas hapjes të shtabeve që u bënë ditë më parë në Tetovë, Gostivar, Kumanovë.
Në fotografitë e publikuara nga liderët e këtij koalicioni, një numër shumë i madh i qytetarëve kanë dalë në hapjen e shtabit.
“Çairi bastion! Frymën e ndryshimit s’ka kush e ndal”, ka shkruar Izet Mexhiti.
“Sonte Çairi dëshmoi se këtu nuk ka vend dikush që nuk VLEN. Ishte vetëm hapje e shtabit. Ajo që vijon do të jetë lumi i fitores. Ia VLEN”, ka shkruar Afrim Gashi.
“Në çdo vendbanim po ndodh Ndryshimi! Çairi #VLEN”, ka nënvizuar Bilall Kasami.
“Çairi VLEN”, ka shkruar Arben Taravari.
Koalicioni VLEN, përbëhet nga katër parti, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike.(INA)