VMRO-DPMNE promovon platformën për zgjedhjet parlamentare
VMRO-DPMNE ka mbajtur konventë në të cilën ka promovuar programin për zgjedhjet parlamentare të titulluar “platforma #1198”.
Në prezantimin e Platformës, lideri i partisë, Hristijan Mickovski deklaroi se kjo platformë parashikon një qasje ndaj sektorëve kyç, si e vetmja mënyrë për të avancuar mundësitë e shoqërisë.
“Në luftën për drejtësi, “Platforma 1198” kujdeset gjithashtu për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë. Programi parashikon reforma dhe masa specifike që imponohen si të nevojshme për një standard më të lartë jetese, si dhe për paga dhe pensione më të larta”.
Mickovski ka theksuar se pikë kryesore e Platformës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së janë të rinjtë. Të rinjtë janë një nga pikat kryesore të këtij dokumenti. Duke detektuar drejt sfidat dhe dëshirat e tyre, po marrin masa të qarta që do të mundësojnë realizimin e prioriteteve kyçe në mënyrë moderne, duke filluar nga rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë në të gjitha nivelet, përmes një koncepti të ri drejt zhvillimit dhe promovimit sporteve individuale dhe kolektive deri në masa që do të modernizojnë arsimin, do të lehtësojnë studimet përmes bursave dhe ndihmave të tjera dhe do të hedhin baza të reja për zhvillimin dinamik të sipërmarrjes rinore të mbështetur nga shteti”, tha Mickoski.
Para promovimit të programit të partisë, sotme VMRO-DPMNE ka mbajtur një sërë debatesh ku është diskutuar për Forcimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe energjisë, për reformat në sistemin politik dhe diplomacinë kushtuar BE-së, si dhe për strategjitë për Arsimi, për politikat shëndetësore dhe sociale si dhe për zhvillimin në bujqësi në pushtetin lokal dhe për zhvillim në sektorët e tjerë. /TvKlan.mk