Investimet ekonomike përplasin partitë, VMRO: Do të fokusohemi te investimet kapitale
Partitë politike maqedonase kanë prezantuar programin zgjedhor në pjesën ekonomike. Gjatë prezentimit të programit të quajtur Platforma 1198 u tha se fokusi i VMRO-DPMNE-së do të jetë në investimet kapitale, në politikën e taksave të ulëta, në luftimin e ekonomisë së zezë, uljen e shkallës së papunësisë në 7.5%. si dhe në krijimin e parakushteve për rritje ekonomike.
“VMRO DPMNE obligohet të krijojë parakushte për cikël të ri të rritjes ekonomike dhe këtë do ta bazojmë mbi parimin e kushteve të drjeta për sektorin privat sepse konsiderojmë se sektori privat është ai që çon para ekonominë. Fokusi ynë do të jetë te investimet kapitale, përkrahje të investimeve për sektorin privat dhe me tej mbetemi në qëndrimin për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe qëllimi ynë është që deri në vitin 2028 të kemi rritje ekonomike të GDP së për 5 %”, u shpreh Gordana Dimitrieska Koçoska nga VMRO DPMNE.
LSDM: Kemi plan për të ardhme evropiane
Por nga LSDM hedhin poshtë këto akuza duke potencuar se LSDM ka plan të qartë, konkret dhe të qëndrueshëm për të ardhmen, që pasqyrohet në programin zgjedhor.
Shtyllat kryesore të planit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë janë paga evropaine, jetë e dinjitetshme për pensionistët, përkrahje për rininë, ekonomi të fuqishme vendore, infrastrukture të fuqishme, rrymë më të lire dhe më shumë fonde për një maqedoni evroipaine.
“Me hapjen e kapitujve do të sigurojmë fonde shtesë për një ekonomi më të fortë maqedonase dhe për më shumë njohuri dhe ekspertizë. Ne po investojmë më shumë fonde vendase dhe evropiane për të ndërtuar infrastrukturën, për të rinovuar ndërtesat publike, për të modernizuar shkollat, për të trajnuar mësues dhe të rinj. Akoma më shumë fonde për trajnime dhe praktikë për të përgatitur të rinjtë për punë të paguara mirë sipas standardeve të BE-së”, theksoi DARKO KAEVSKI nga LSDM.
Nga LSDM premtojnë se nuk do të heqin dorë nga e ardhmja evropiane e vendit si dhe anëtarësimi i RMV –së në BE deri në vitin 2030.