Para katër viteve BDI premtoi, por nuk e ndaloi mundësinë e keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimit
turk. Pas kontrollit të të dhënave, del se ata aktualisht janë të punësuar në sektorin publik dhe njëherë janë deklaruar për përkatësinë e tyre etnike, njëri si maqedonas, tjetri si shqiptar”, deklaroi anëtari i atëhershëm i Antikorrupsionit, Nuri Bajrami.
Drejtori i Agjencisë për Administratë, Spase Gligorov, në vitin 2020, për Portalb.mk shpjegoi problemin e mungesës së rregullimit ligjor.
“Nuk kemi mekanizëm ligjor që të konstatojnë se dikush është shqiptar apo maqedonas. Kjo është problem dhe duhet që të korrigjohet që të mos vihet deri te këto situata. Nuk ekziston dokument në shtet në të cilën shkruan përkatësia nacionale. Kur aplikohet për konkurs publik, në vetë aplikimin shkruhen të dhënat personale në mesin e të cilave shkruhet edhe përkatësia etnike. Atje çdo kandidat sit ë dëshirojë e shkruan. Dhe ne ashtu i trajtojmë deri në fund të procedurës, pra ashtu siç janë deklaruar. Ne nuk kemi as mekanizëm e as të drejtë që të kontrollojmë përkatësi etnike. Kjo nuk është e re, kjo ka ndodhur në periudhën e kaluar dhe është problem, megjithatë ne nuk kemi mekanizëm ta parandalojmë”, tha për Portalb.mk, Gligorov.
Problematikën, në programin zgjedhor “Koha për kryeministrin e parë shqiptar” për mandatin 2020-2024, BDI është zotuar se do ta zgjidh.
Në pjesën për administratën publike të programit zgjedhor, BDI zgjidhjen e kësaj problematike e vendos në 5 projektet kryesore.
Në program nuk jepen detaje më të hollësishme, vetëm thuhet qartë se me këtë do të ndalohet me keqpërdorimin e përkatësisë etnike gjatë punësimit.
“Një ndër pesë projektet e BDI-së për administratën publike të vendit, është ndalesa e mundësisë së keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimit”, thuhet në faqen 173 të programit.
Por, kanë kaluar 4 vite dhe nuk kanë mbetur as dy muaj për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare, por këtë premtim BDI nuk e ka realizuar.
Manipulimi me përkatësinë etnike ende vazhdon. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në fund të majit 2023, tentoi që ta zgjidh këtë problematikë, duke nënshkruar një udhëzim me çka do të vendosej përkatësia etnike në dokumentet e gjendjes civile.
“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nënshkroi Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve; lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe kopjeve duke u bazuar në librat amë; drejtimin e procedurës dhe hartimin e procesverbalit për fëmijë të gjetur; riparimin e librave amë të shkatërruar, dëmtuar apo të zhdukur, si dhe formateve për librat amë, regjistrit të librave amë, certifikatave dhe vërtetimeve të cilat lëshohen duke u bazuar në librat amë, ku do të ketë një shtyllë për përkatësinë etnike”, informoi Ministria e Drejtësisë.
Por, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë udhëzim në fund të muajit shkurt të këtij viti.
Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se deklarimi për përkatësi nacionale nuk është e detyrueshme, por mundësi, me çka qytetarët janë të privuar nga e drejta që të mos deklarohen për përkatësinë e tyre nacionale, që për gjykatën është dyshim se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes.