Maqedoni

Kongresi i PRSD-së, do të konfirmohen kandidaturat për deputetë dhe prioritetet programore

Partia e re socialdemokrate-PRSD sot në orën 13:00 në hotelin “Hillton” do ta mbajë Kongresin e gjashtë në të cilin do të konfirmohen kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në pjesën solemne të kongresit do të promovohet kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski, ndërsa kahas tij, do të flasin edhe kryetari i PRSD-së, Goran Miskovski dhe lideri i Koalicionit evropian dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në kuadër të Kongresit do të shënihen edhe 18 vite nga formimi i organizatës rinore të PRSD-së, Rinia e re socialdemokrate (RRSD).

Në pjesën e punës të Kongresit do të konfirmohen kandidatët për deputetë nga PRSD për zgjedhjet më 8 maj 2024, në listat e koalicionti me Koalicionin evropian kryesuar nga LSDM. Gjithashtu, do të konfirmohen edhe prioritetet strategjike programore të PRSD-së për periudhën 2024-2028.