Thaçi: Në zgjedhje dalim bashkë me BDI-në
“NË ZGJEDHJE DALIM BASHKË ME BDI-në”, deklaroi sonte kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Siç transmeton portali lideri.mk, sonte kuvendi i PDSH-së i dha dritë jeshile Menduh Thaçit që të bashkohet me Frontit Europian që udhëhiqet nga BDI-ja.
“ Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqipatare sot unanimisht e miratoi propozim e kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit, Partia Demokratike Shqiptare të shkojë bashkërisht në koalicion me “Frontin Europian”.
Nënshkrimi i marreveshjes së koalicionit do të bëhet ditën e hënë (25.03.2024) në ora 12:00 te Pallati i kulturës në Tetovë”, njoftoi PDSH./Lideri