Maqedoni

Konfederata e sindikatave të lira, qeveria kërkon ligjerisht tërheqjen e minimales

Në muajin mars do të rritet paga minimale dhe të punësuarit do të marrin page të rritur për 2400 denarë. Ky është konstatimi i këshillit socio ekonomik, por vendimi ende nuk është shpallur në gazetë zyrtare.

Mbeten vetëm edhe pesë ditë pune. Nga Konfederata e Sindikatave të Lira janë kundër rritjes lineare të pagave. Kërkojnë respektimin e nenit 8 nga Ligji për pagw minimale, me të cilin bëhet harmonizimi i të ardhurave. Thonë se Qeveria është e përgaditur për harmonizimin e pagave nga viti 2025 por jo edhe për pagën minimale.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira insistojnë në konkluzë nga Këshilli socio ekomik, me të cilën do të obligohet Qeveria t’i tërheqë ligjet nga procedura kuvendore. Poashtu u bëjnë thirrje deputetëve të mos manipulojnë, një javë para mbarimit të mandatit të tyre.

“Një orë para se të fillojë këshilli socio ekonomik u mor vesh lajmi nga Kuvendi se sërisht ligjet të marten janë vendosur në senacë plenare në Kuvend dhe do të kërkohet sërisht që të fshihet paga minimale nga ligji. Çka është më me rëndësi në këto ligje, të gjitha dispozitat ligjore duhet të velejnë nga 01. 01 2025 vetëm paga minimale duhet të hyjnë në fuqi nga 01. 03. 2024. Ky është qëllimi, të gjithë vecmë e dinë”, u shpreh kryetari i konfederatës së sindikatave të lira Bllagoja Rallposki.

Me këtë ligj përfshihen rreth 6000 të punsuar në sektorin publik. Sipas informatave me të cilat disponojnë sindikatat paga minimale në vend është një ndër më të ulëtat në rajon. Shumë më të ulët për paga paguan vetëm Bosnja dhe Hercegovina. Sipas llogarive të fundit të Sindikatave rriten edhe shpenzimet për shportën mujore. Për një familje katërantarëshe nevoiten më së shumti 1000 euro që të kalohet muaji.